‘Topi i Artë’, De Biasi zbulon: Ja përse votova Buffonin para Ronaldos

25

Ganni de Biasi i ftuar në studiot e “Radio 24” ka folur për votën e tij në “Topin e Artë”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka votuar Buffon para Ronaldos për shkak se portieri italian meriton që gjatë karrierës së tij të fitojë një herë këtë trofe prestigjioz.

“Është e thjeshtë, nuk votova Ronaldon për shkak se votën time e çova drejt Buffonit. E mendova se kjo votë do të shërbente si një homazh për Buffonin, për atë që ka bërë për Botërorin e fituar dhe karrierën e tij, e meriton një “Top të Artë” në karrierën e tij brilante”, u shpreh De Biasi.

Loading...