Tottenham pas mbrojtësit të Man United

99

Tottenham do të jenë ndër kandidatët për transferimin e Luke Shaw nga Manchester United në verën që po vjen, nëse mbrojtësi dështon të bëhet pjesë e formacionit të Jose Mourinho-s.

Shaw është njëri nga talentët më të mëdhenj anglez, dhe formën më të mirë e kaloi duke punuar në Southampton me Mauricio Pochettino-n dhe është kuptuar se ky trajner, tashmë në drejtim të Tottenham, është admirues i madh i mbrojtësit, i cili i kushtoi United-it 27 milionë funte në verën e vitit 2014, njofton Transferimet.com

Shaw nuk ka bërë paraqitje në Premier Ligë për Manchester United që nga 29 tetori. Shaw ka punuar shumë rreth fitnesit të tij në muajt e fundit për të fituar përsëri kondicionin fizik, por e ardhmja e tij te United mbetet në dyshim./Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.