Tre lojtarët që United do t’i largojë për të transferuar Griezmann

180

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është prioritet i Manchester United për merkaton e verës.

Sipas raportimeve në Angli, francezi tashmë ka arritur marrëveshje ekonomike me Djajtë e Kuq, të cilët do të duhen të paguajnë klauzolën 100 milionë euro për ta sjellë atë në Old Trafford, përcjellë Transferimet.com

The Independent thotë se Man United po planifikon të largojë 3 lojtarë për ta transferuar francezin. Raportohet se Jose Mourinho dëshiron t’i heq qafe Wayne Rooney, Ashley Young dhe Marouane Fellaini për të rritur financat e klubit dhe të ndihmojë ata që të transferojnë njërin nga sulmuesit më të mirë në botë./Transferimet.com/