Trump bëri krenar gjithë shqiptarët me këtë lajm për Majlinda Kelmendin

93

Trajneri historik i xhudos, Driton Kuka, ka shprehur kënaqësinë që SHBA uroi nëntë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke përmendur suksesin historik të xhudistes Majlinda Kelmendi.

Të martën në mbrëmje, administrata e re amerikane në krye me presidentin Donald Trump uroi Kosovën duke e përgëzuar për sukseset e vitit të shkuar, me ç’rast ka përmendur triumfin e Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhej në letrën e Sekretarit Amerikan Rex Tillersen.

Tani Kuka ka kthyer përgjigjen duke përmendur po ashtu fitoren e xhudistit Akil Gjakova në turneun e fundit në Paris ndaj një garuesi nga SHBA.

“Kënaqësi kur shteti më i fortë dhe më meritor për shtetin tonë USA uron pavarësinë e Kosovës duke potencuar Medaljen e artë Olimpike të arritur nga Majlinda. Shpresoj që USA dhe Trump s’janë hidhëruar në fitoren e Akilit në Paris kundër garuesit nga USA”, ka shkruar Kuka në Facebook.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.