Twente reagon për pankartën ‘Kosova është Serbi’, kërkon përgjegjësit

47

Java e 21-të në Eredivisie solli derbin mes Twentes dhe Feyenoordit, të cilin e fituan këta të fundit me rezultat 0-2.

Në këtë takim ndodhi dicka jo sportive, tifozët vendas në shkallët e stadiumit shfaqen pankartën ‘Kosova është Serbi’.

Twente në skuadër ka dy lojtarët nga Kosova, Bersant Celinën dhe Enis Bunjakun, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj këtij gjesti nga tifozët e tyre.

Por, tashmë ka ardhur edhe reagimi nga klubi holandez të cilët dënojnë këtë pankartë dhe tashmë kanë filluar hetimet për të gjetur përgjegjësit.

“Këtë pasdite – pas atmosferës së mrekullueshme të tifozëve ‘Ultras Block P’ – është parë një banderolë ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’”.

“Një banderolë e tillë nuk i përket një stadiumi të futbollit. FC Twente është duke hetuar se si ka mundur të ndodh kjo he kush janë përgjegjësit”, shkruan klubi i Twentes.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.