UEFA, Armando Duka, kandidat për Komitetin Ekzekutiv

16

Armando Duka duhet te zgjedhe. Niçe thote qe asnje fitues nuk eshte i tille rastesisht, Mourinho thote qe nje fitues nuk ngopet kurre se fituari, ndersa nje anonim ka thene qe askush nuk fiton medaljen e argjende, por humbet ate te arte.

4 mandatet si president i FSHF te ngjajne si miqesoret zyrtare te Shqiperise qe i fitonte gjithnje. Komiteti ekzekutiv i Uefas i ngjan kualfikimeve France 2016, ku Shqiperia ia doli te shkonte mes 24 me te mirave. Anetaret e komitetit ekzekutiv te Uefas do jene 8, rivalet 13, votuesit 55. E shkuara thote qe duhet te marresh me shume se 25 vote per te qene ne europianin e zyres.

Thone qe Duka diç ka bere qe Shqiperia e fushes te shkoje ne France, por ne pankine ishte De Biazi e ne fushe lojtaret. Tani eshte vete trajneri. A do ja dale? Nje fitues i perhershem nuk do te kandidonte nese nuk ndihej prane fitores.

Vendimin per te qene piese e qeverise nderkombetare te futbollit e ka marre zyrtarisht dje, por ka muaj e ndoshta vite qe e mendon. Eshte shume e veshtire te thote! Nuk ben modestin, praktikisht eshte e veshtire. Votimet behen ne 5 prill ne Helsinki te Finlandes dhe fushata normalisht ka nisur. Nen ze thone qe ka patjeter Ok e presidentit te Uefas, Ceferin, ndersa nje pjese e mire e federatave europiane e shohin si nje kandidature te mundshme. Per ata nuk eshte i panjohur.

Prej kohesh militon ne komisionin e skuadrave kombetare ne Uefa, ishte nje nga projektuesit e Nation Lige qe do startoje ne 2018 dhe nje percaktues i qarte ne lobimin per njohjen e Kosoves. Cdo federate duhet te dorezoje 8 emrat dhe ne fund numerimi i votave do kete te tjera emocione nga gara ne vend.

Heren e fundit qe u zgjodh president i Fshf e votuan te gjjthe! Kete rradhe kundershtaret jane te tjere. Gjermane, anglez e hollandez sa per te permendur disa emra te rendesishem. Se cfare do te thote nese fiton, imagjinoni, kryeministrin e Shqiperise ne top 8 te europes per vendimet e kontinetit.

Se cfare fiton futbolli shqiptar, merreni me mend vete. Njeriu qe nuk ka humbur asnjere, me siguri nuk do surprizoje askend. Do i marre ato 25 vota qe i duhen!/Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.