United ia sheh sherrin Ronaldos

148

Shitja e madhe e fanellave të Cristiano Ronaldos te Manchester United, i ka bërë keq klubit anglez.

United ka bërë një analizë për ndikimin komercial në klub që ka pasur largimi i Ronaldos drejt Real Madridit në vitin 2009.

Zëvendës presidenti i klubit, Ed Woodward, ka folur gjerësisht rreth kësaj teme.

“Sigurisht që yjet ndihmojnë klubet, por ne kemi pësuar një rënie të madhe në këtë aspekt pas largimit të Ronaldos në vitin 2009. Shitja e shumtë e fanellave të tij, në fund nuk na bëri mirë”, deklaroi ai.

Ronaldo ka ndihmuar shumë Real Madridin në marketing, duke ia siguruar klubit qindra miliona euro.

Fanella e tij është shpallur e dyta më e shitura në botë, pas Leo Messsit.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.