United pas yllit të Serie A

105

Manchester United do të kërkojë përforcimin e repartit të mesfushës gjatë merkatos së verës dhe sipas raportimeve në Itali, Jose Mourinho do të shikojë përsëri në Serie A pas transferimit rekord të Paul Pogba.

Pasi që Carrick është në të 30-tat e vonshme, Special One dëshiron një mesfushor qendror dhe sipas firenzeviola.it, Djajtë e Kuq kanë vëmendjen te mesfushori i palumtur i Fiorentinës, Milan Badelj, përcjellë Transferimet.com

Reprezentuesi kroat më parë ka qenë i lidhur me Tottenham, AC Milan dhe Inter, por sipas agjentit të lojtarit, Fiorentina nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete në janar. Kontrata e Badelj skadon në vitin 2018, dhe agjenti e ka bërë të ditur se klienti i tij nuk e do kontratën e re. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.