Van Dijk me lavdata të mëdha

58

Mbrojtësi hollandez dhuroi një performancë madhështore ndaj Liverpool, ndeshje që përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Southampton.

E me këtë rast, nuk munguan lavdatat e mëdha për 25 vjeçarin. Ekspertët e Sky Sports, Jamie Redknapp dhe Matt Le Tissier e kanë quajtur atë si mbrojtësin më të mirë në Premier Ligë, transmeton Transferimet.com.

Van Dijk ka qenë një mur i pakalueshëm për Southampton gjatë tërë sezonit – dhe forma e tij ka bërë që interesimi nga klubet tjera të rritet vazhdimisht./Transferimet.com/