Villa: Nuk mendoj për Premier Leaguen

5

David Villa ka thënë se nuk një kalim në Premier League nuk e ka menduar se mund të ndodh në karrierën e tij.

Ai është zgjedhur MVP në kampionatin amerikan, ku ka mposhtur rivalët Wright-Philips dhe Sacha Kljestan.

Ish-sulmuesi i Barcelonës këtë edicion ka shënuar 223 gola në 33 paraqitje dhe ka konfirmuar se është më shumë se kurrë i koncentruar në karrierën e tij me New York.

“Kam pasur mundësinë në të kaluarën, por nuk është se e kam Premier League në planet e mia. E dua shumë këtë ligë, e shikoj dhe më emocionojnë shumë ndeshjet aty”.

“Është një nga ligat më të forta në botë. e kisha mundësinë të shkoja, por tash se kam as në mendje. Ndjehem mirë në New York City dhe do të qëndrojë këtu”, ka thënë Villa.