Vokrri nesër takime me zyrtarë të UEFA-s

12

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka udhëtuar sot në Zvicër për t’u takuar me zyrtarë të UEFA-s.

Përmes një komunikate për media FFK bën të ditur se nesër ai do të takohet me zyrtarë të UEFA-s për të biseduar bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së.

“Sot, më 8 janar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri udhëtoi për në Cyrih të Zvicrës, ku u takua me anëtarin e KE, Flamur Bunjaku, më të cilin nesër do të udhëtojnë në Nyon ku në selinë e UEFA-s do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së në këtë periudhë”, thuhet në komunikatë.

Në mbrëmje Vokrri është i ftuari i FIFA-s, dhe do të jetë i pranishëm në galambrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistët të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih, thuhet në komunikatë.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.