Wenger këshillohet që të transferojë yllin e PSG

100

Përpara super-derbit ndaj Chelsea në Stamford Bridge, ish lojtari i Arsenal, Fabrice Muamba ka këshilluar trajnerin francez Arsene Wenger që të transferojë një lojtar dinamik i cili do ta udhëheqë mesfushën e tij.

Lojtari në pyetje është ylli francez i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me kampionët francez. 29 vjeçari ishte afër transferimit te Juventus verën e kaluar, por Parisienët refuzuan largimin e tij, transmeton Transferimet.com

Pavarësisht shqetësimit, lojtari ka qenë një nga më të dalluarit nën drejtimin e trajnerit të ri Unai Emery dhe kontrata e re pritet t’i ofrohet së shpejti.

Megjithatë, Muamba beson se Wenger, i cili gjithashtu nuk e ka konfirmuar të ardhmen pas këtij sezoni, duhet të kthejë vëmendjen kah mesfushori francez, duke thënë: “Arsenal me të vërtetë duhet të vihen pas tij, të shpenzojnë 30 milion funte dhe të marrin mesfushorin qendror më të mirë në Evropë për mua.”/Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.