Wenger konfirmon: Nuk jemi të interesuar për këtë lojtar

47

Arsen Wenger ka mohuar menjëherë spekulimet kinse Arsenal është i interesuar për transferimin e Joe Hart.

Mediat angleze kanë shkruar se Arsenal do të transferoj Joe Hart si zëvendësues të Petr Cech, njofton Transferimet.com.

I pyetur nëse është i interesuar për Hartin, Wenger në konferencën për media ka thënë: “Jo. Ne kemi tre portierë të klasit botëror dhe jam i lumtur me ata”, tha Wenger./Transferimet.com/