Witsel shuan shpresat e Juventusit

4

Axel Witsel thuajse është bindur totalisht nga megaoferta e propozuar nga Kina, aty ku gjatë orëve të fundit, Shanghai Sipg ka rritur së fundmi edhe pagën e ofruar.

Mungon përgjigja përfundimtare e mesfushorit belg, i cili ishte në qendër të objektivave të Juventusit për këtë merkato dimërore.

Në fakt, belgu ishte vënë në shënjestër që vitin e kaluar, por nëse atëherë ishin bërë pengesë rusët e Zenitit, tashmë pengesa vjen nga një gjigant edhe më i madh, siç janë skuadrat kineze.

Për Witsel, Shanghai Sipg është gati të ofrojë 18 milionë euro, plus dy milionë bonus, për 4 vitet e ardhshme, pra një total prej 80 milionë eurosh.

Për Zenitin do të mjaftonin 25 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e belgut. Por ajo që bën më shumë bujë është paga, nga 12 mln euro oferta fillestare, tashmë ka shkuar në 20.

Shifra këto të papërballueshme nga Juventusi, që ashtu si në fillim, edhe tani nuk lëviz nga propozimi prej 4.5 milionë eurosh pagë për futbollistin dhe 6 milionë euro për Zenitin.

Në këtë pikë, duket se klubi bardhezi duhet të ndryshojë objektiv, ose ndoshta të mos futet fare në merkato, duke qenë se Allegri sapo ka marrë shërbimet e Rincon nga Genoa.

Por edhe ky vendim është i vështirë, pasi dy lojtarë të tjerë janë larguar përkohësisht për Kupën e Afrikës, Lemina dhe ndoshta Asamoah.

Loading...