Yjet po largohen nga MLS

11

MLS ka kthyer një faqe të historisë së vet: Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Didier Drogba i kanë thënë lamtumire kampionatit amerikano-verior të futbollit.

Ai nuk shënoi veçse pesë gola në dy sezone me Los Angeles dhe kthehet ne Angli pa trofe, por Steven Gerrard e kreu misionin e tij. Falë ish-kapitenit emblematik te Liverpoolit, Galaxy që hodhi hapin e madh në 2007 duke marrë David Beckham, është klubi i MLS më i njohur në boten e futbollit.

Në Montréal, Didier Drogba u kthye në një legjende: ish-kapiteni i Bregut te Fildishte shënoi 22 gola në 38 ndeshje, duke e çuar Impact në  2015 për herë të parë në historinë e vet në play-off.

Ish-sulmuesi i Chelseat, e humbi pak nga pak në moshën 38-vjeçare statusin e titullarit ketë sezon, por Montréal ka gjithnjë mirënjohje për të.

Frank Lampard, nga ana e tij, shkoi tek ambiciozet e Neë York City, që drejtohen nga Patrick Vieira, duke shkuar në play-off në 2016.

Janë tre emra të mëdhenj të futbollit botëror, pa lënë mënjane irlandezin Robbie Keane, i cili kaloi pese sezone të Los Angeles, apo brazilianin Kaka, Topi i artë në 2007, i cili do të largohet nga MLS në 2017.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.