Ylli i Bayern e do Topin e Artë

59

Ylli i Bayern Munchen, Douglas Costa ka dhënë një intervistë me Bild Sport për të biseduar për objektivat e tij për sezonin aktual. Braziliani iu bashkua gjigantëve gjerman në vitin 2015 për 30 milionë euro dhe po lë mbresa të mëdha në Alianz Arena falë shpejtësisë dhe aftësive teknike të tij.

“Jam shumë i lumtur te Bayern Munich edhe pse kam marrë disa oferta gjatë merkatos së janarit, nga Evropa dhe nga Kina”, ka thënë 26 vjeçari, përcjellë Transferimet.com

“Unë jam i fokusuar te Bayern për momentin. Do të vijë koha për të biseduar rreth problemeve tjera në fund të sezonit, por tani unë dua të qëndroj këtu dhe të fitojë shumë trofe me këtë klub.”

“E dua Bayern Munchen. Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë këtu.

Douglas Costa ka katër gola dhe po aq asistime në 19 paraqitje me Bayern deri më tani në këtë sezon./Transferimet.com/

Loading...