Ylli i Manchester City kërkon largimin

155

Sergio Aguero dëshiron të largohet nga Manchester City sepse nuk është i lumtur me stilin e menaxhimit të Pep Guardiola-s, raporton The Sun.

Sulmuesi argjentinas së fundi ka pohuar se mund të largohet nga Citizens, përderisa senzacioni brazilian Gabriel Jesus ka zënë vendin e tij në formacionin startues në dy ndeshjet e fundit, transmeton Transferimet.com

Kontrata me përfitim 250,000 në javë e Aguero-s përfundon në vitin 2020. Por javën e fundit ai tha: “Klubi do të vendosë se a do të kem vend këtu apo jo. Kam tre muaj për të treguar më të mirën time, pastaj do të shohim se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua.” /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.