Ylli i Premier Ligës po hetohet nga policia

59

Sulmuesi i Southmaptonit, Charlie Austin po hetohet nga policia.

Sulmuesi i skuadrës angleze në tetor të vitit të kaluar kishte aksidentuar një biciklist duke e lënë në gjendje të rëndë, por që tani ai është rikuperuar nga ky aksident.

Austin ishte me makinë në rrugët e Londrës duke pritur në semafor, ku ai kishte filluar të lëvizte me makinë kur drita e semaforit ishte bërë e gjelbër, por që sipas tij ai nuk e kishte parë biciklistin duke e ardh në drejtim të tij.

“Po, është e vërtetë që në tetor të vitit të kaluar kap shkaktuar një aksident, por nuk e kam parë se biciklisti ishte gjithashtu duke lëvizur. Unë frenova, por ishte vonë, pasi nuk e kam parë me kohë atë dhe e kam thirru ambulancën, por që fatmirësisht tash ai është mirë”, ka thënë Austin.

Policia është duke e hetuar rastin, ku mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me sulmuesin e Southamptonit. Dënimi më i lehtë për Austin është që të mos vozisë në Angli për një vit dhe një gjobë prej 24 mijë eurosh.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.