Ylli i PSG konfirmon se ishte subjekt i Barcelonës

38

Thiago Silva e ka bërë të qartë se ishte subjekt i transferimit në Barcelonë në verën e kaluar.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e kam shqyrtuar atë,” ka thënë Silva për Mundo Deportivo. “Jam shumë i sinqertë dhe po, kam menduar për të. Por, jam në një ekip të madh, po zhvillohemi shumë.”

“E konsideroj veten si element të rëndësishëm këtu në Paris, dhe shpresoj se do të mbetem këtu për një kohë të gjatë.” – ka thënë Silva.

Braziliani ka nënshkruar kontratë të re në dhjetor, marrëveshje kjo që do ta mbajë atë në kryeqytetin francez deri në vitin 2020./Transferimet.com/

Loading...