Ylli i PSG: ‘Pse e refuzova Arsenalin’

121

I sapoardhuri në PSG, Julian Draxler ka qenë i lidhur me një numër klubesh në merkaton e verës dhe dimrit, por gjermani vendosi t’i bashkohej PSG-së për 30 milionë euro në janarin që shkoi.

Duke folur për Telefoot, ish ylli i Wolfsburg, ka konfirmuar se Arsenal ka bërë kontakt për transferimin e tij para merkatos së janarit, por marrëveshja për kalimin në Emirates Stadium nuk u finalizua, transmeton Transferimet.com

“Shumë gjëra kishin ndryshuar në Wolfsburg, përfshirë këtu edhe trajnerin dhe drejtorin sportiv. Isha në marrëdhënie të mira me ta, por kisha vendosur me klubin se do ta dëshiroja largimin në janar.” – ka thënë Draxler.

“Kisha kontakte me Arsenal, por jo në janar. Kisha opsione të tjera për t’i shqyrtuar, por e dëgjova zemrën time dhe vendosa t’i bashkohem PSG sepse stili i tyre përshtatet me kualitetet e mia.”/Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.