Ylli i Real Madrid refuzon Premier Ligën për t’u transferuar në Bundesliga?

158

Sipas raportimeve të Don Balon, mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez do të largohet nga gjigantët spanjoll në fund të kampionatit, por nuk do të transferohet në Premier Ligë.

25 vjeçari kolumbian, i cili nuk po ia arrin të jetë pjesë e formacionit startues të Zinedine Zidane, mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti, njofton Transferimet.com

Dy gjigantë anglez, Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara për shërbimet e lojtarit, por portalet spanjolle kanë kuptuar se destinacioni i tij i radhës do të jetë Bundesliga, dhe jo Premier Liga./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.