Ylli shqiptar shkëlqen te Juventusi

79

Andi Zeqiri, sulmuesi shqiptar, po shkëlqen në fanellën e Juventusi U19

Talenti shqiptar, Andi Zeqiri po lë gjurmë te Juventusi. 17 vjeçari ishte hero i ‘Zonjës së Vjetër’ në ndeshje ndaj Cremonese U19, ku arriti t’i shënoj dy gola.

Në minutën e 60-të, Zeqiri u tregua më i shpejtë se portieri kundërshtar në dalje duke dërguar topin në rrjet.

Ndërsa, golin e dytë e realizoi vetëm 5 minuta më vonë, duke përfituar nga një pakujdesi e portierit.

Zeqiri është transferuar si huazim te Juventusi, verën e kaluar, nga ekipi zviceran, Lausanne-Sport.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.