Zamparini: Ky është Messi i ri

162

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini mendon se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është në të njëjtin nivel si Lionel Messi.

“Kushdo që kritikon Messi është i çmendur. Ne po flasim për Messin e ri (Dybalan). Ai do të bëhet një lojtar si Messi dhe ai është tashmë në atë nivel”, u shpreh Zamparini për Tuttosport.

Kujtojmë që në vititn 2015, Zamparini e shiti Dybalan te skuadra e Juventusit por tashmë lojtarit i është katërvishuar vlera në merkato.

“Unë do të them se ai vlen 140 ose 150 milionë euro. Ashtu siç thashë, ai është Messi i ri”, përfundoi ai.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.