Zbulohet arsyeja e formës së dobët e Pogbas

98

Mesfushori i avancuar i Manchester United, Jesse Lingard ka zbuluar arsyen e formës së dobët që po kalon Paul Pogba.

Francezi mund të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë, por performanca e tij ka lënë për të dëshiruar gjatë këtyre muajve në “Old Trafford”, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Lingard ka thënë se Pogba gjithmonë shkon me vonesë në qendrën stërvitore “Carrington” dhe për këtë ai këshillon që francezi të blejë një orë.

Kujtojmë që Pogba u transferua nga Juventusi te Manchester United për shumën prej 105 milionë eurosh.