Zbulohet se kush po pengon kalimin e Aubameyang te Reali

211

Pierre Emerick Aubameyang duhet te presë ende për t’u transferuar në “Santiago Bernabeo”. Sulmuesi i Borussias së Dortmundit ka gjetur një pengesë në realizimin e dëshirës së tij për të luajtur në Santiago Bernabeu.

Sipas asaj që publikohet te ‘Bild’, është vetë Zinedine Zidane ai që ka përjashtuar mundësinë e blerjes së sulmuesit nga Gaboni. Sipas teknikut francez, reparti i sulmit i Realit të Madridit është i plotësuar dhe se karakteristikat e Aubameyang nuk i përshtaten skuadrës.

Pierre Emerick Aubameyang ka me Borusian Dortmund një kontratë deri në vitin 2020. Me frenimin e Realit të Madridit, skuadrat që kanë shanset më të mëdha për të siguruar shërbimin e Aubameyang janë Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Loading...