ZYRTARE: Bernard Berisha bëhet me skuadër të re

16

Mesfushori këmbëshpejtë i Përfaqësueses së Kosovës ka vendosur të ndërroj ambient dhe ta lë skuadrën e tij, Anzhi.

Megjithatë, futbollisti nga Peja nuk do të ndërroj kampionat, pasi do të qëndroj te ai rus, me skuadrën Terek Grozny.

Marrëveshja është arritur nga presidentët e të dyja skuadrave ruse, ndërsa është vet skuadra e Groznyt që e ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se Berisha ka arritur marrëveshje për 3 vjet e gjysmë, teksa transferimi i tij thuhet se ka kushtuar 2.5 milionë euro.

Ndryshe, Berisha do ta ketë të lehtë ambientimin te kjo skuadër, pasi aty luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

terek


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.