ZYRTARE: Dortmund siguron shërbimet e mbrojtësit

121

Borussia Dortmund ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit te Bayer Leverkusen, Omer Toprak për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Thomas Tuchel është pajtuar të paguajë klauzolën e mbrojtësit, e cila raportohet të jetë 12 milion euro. Toprak ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Dortmund, njofton Transferimet.com

Omer Toprak vlerësohet si njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në Bundesliga dhe drejtori sportiv Michael Zorc beson se ai do të ketë impakt të madh te Dortmund./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.