ZYRTARE: Futbollisti i Belgjikës nënshkruan me klubin shqiptar

198

Klubi i Skënderbeut ka bërë dhe zyrtarizimin e transferimit të fundit në merkaton e janarit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, korçarët kanë konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin 29-vjeçar Marvin Ogunjimi i cili ka një karrierë mjaft të pasur dhe për më tepër ka luajtur 7 ndeshje me kombëtaren e parë të Belgjikës, duke shënuar 5 gola, raporton “Panorama Sport”.

“Marvin Ogunjimi është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Drejtuesit kanë arritur akordin me 29-vjeçarin në limitet e merkatos. Ogunjimi ka një karrierë të mjaft pasur, për tu përmëndur fakti që ka luajtur dhe 7 ndeshje me kombëtaren Belge ku ka shënuar 5 gola. Sulmuesi do të bashkohet me ekipin ditën e premte, ditë edhe në të cilën do prezantohet dhe për mediat.”


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.