ZYRTARE: Kjo është skuadra e re Armando Sadikut

473

Armando Sadiku është një lojtar i Luganos deri në fund të këtij sezoni. Zyrihu vendosi ta huazojë në ekipin e Superligës së Zvicrës që tani drejtohet nga Paolo Tramexani.

Të dy klubet konfirmuan arritjen e marrëveshjes që ishte përfolur ditët e fundit, madje ishte pranuar se kishte bisedime edhe nga vetë sulmuesi shqiptar.

Armando Sadiku pritet t’i bashkohet ekipit të ri të dielën për të zhvilluar seancën e parë stërvitore. 25-vjeçari është aktivizuar edhe më parë me Luganon, por kur ekipi ishte pjesë e ligës së dytë në Zvicër.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.