ZYRTARE: Kosova konfirmon miqësoren e nëntorit

22

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Letonisë kanë arritur sot marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtareve të dyja vendeve.

Miqësorja Kosovë – Letoni, do të zhvillohet më 13 nëntor, 2017, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi.

Kjo pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”  i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.