ZYRTARE: Ky është vendimi i Leicesterit për Ranierin

142

Skuadra Leicesterit i ka dhënë besimin e plot trajnerit Claudio Ranieri.

Edhe pse ‘Foxes’ ndodhen në një krizë të rezultateve, drejtuesit e klubit me anë të një reagimi zyrtar kanë deklaruar se mbështesin trajnerin italian, që një vit më parë i bëri kampionë në Premierligë.

“Në dritën e spekulimeve, Leicester City dëshiron të bëjë të qartë mbështetjen absolute për trajnerin Claudio Ranieri”, thuhet në njoftimin e Leicesterit.

Leicesteri po kalon krizë të madhe këtë edicion në Premierligë, ku pas 24 javëve renditet në vendin e 16 me vetëm 21 pikë.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.