Zyrtare: Ky është vendimi për Perisic dhe Icardi

378

Tjetër goditje për Interit, këtë herë jo nga Nicola Rizzoli (gjyqtari që sakatoi neroaxurët) në derbi kundër Juventusit, por tash dënimi vjen nga Komisioni Diciplinor pranë (FIGC).

Kartoni i kuq direkt i dhënë në fund të ndeshjes i ka kushtuar kroatit Ivan Perisic me dy ndeshje moslojë, pasi thuhet se ka fyer rëndë Rizzolin, kurse Icardi dënohet poashtu me dy ndeshje për shkak se në fund të ndeshjes e ka goditur topin në drejtim të gjyqtarit anësor në shenjë revolte.

Inter e ka dnërmend që të ankohet në shkallën e dytë, pas ii sheh si tendencioze këto vendime të pranuara për klubin, sidomos në çështjen Icardi, pasi nuk ka pasur lidhje me atë që është thënë sepse argjentinasi nuk ka pasur asnjë qëllim që ta godet dikë, e aq më pak gjyqtarin.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.