Zyrtare: Largohet nga Juventus

16

Hernanes largohet nga Juventusi, nënshkruan me Hebei Fortune

Juventusi e ka bërë zyrtare shitjen e Hernanesit te Hebei Fortune për 8 milionë euro dhe 2 milionë të tjera bonuese. 

Braziliani më herët kishte lajmëruar largimin nga Italia, ndërsa nuk ishte ftuar në disa ndeshje radhazi të Juventusit.

Bianconerët e kanë bërë zyrtare shitjen e tij dhe financat për të cilat u krye ky transferim.

“Juventus Football Club ju njofton se ka arritur marrëveshje me Hebei China Fortune Football Club për transferimin e Hernanes”.

“Ju njoftojmë se ai është larguar për 8 milionë euro, që do të paguhen brenda 15 ditësh. Në marrëveshje parashihen edhe 2 milionë euro në formë bonuse që lidhen me paraqitjet e lojtarit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Hernanes erdhi nga Interi në sezonin 2015 dhe me Juventusin ka fituar një titull kampioni.

Loading...