ZYRTARE: Ronaldinho rikthehet te Barcelona

96

Barcelona ka konfirmuar se Ronaldinho është rikthyer në klub për t’u bërë ambasadori i klubit.

Braziliani kujtohet me dashuri në Camp Nou pas atyre pesë sezoneve në klub si lojtar. Ai bëri 207 paraqitje për Katalanët ndërmjet viteve 2003 dhe 2008, duke shënuar 94 gola dhe duke fituar Ligën e Kampionëve 2005/06 si dhe disa tituj radhazi të La Ligës, transmeton Transferimet.com

Më pas, Ronaldinho u transferua te Milan, para se të përfundonte karrierën te vendi ku ka lindur, në Brazil në vitin 2015, por, ai prapë do të lidhet me Barcelonën në një rol të ri, ka deklaruar klubi.

Deklarata e klubit lexon: “FC Barcelona dhe Ronaldinho kanë arritur marrëveshje përmes së cilës braziliani do të bëhet ambasadori i klubit dhe do të përfaqësojë klubin në disa evente dhe aktivitete gjatë viteve në vazhdim.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.