ZYRTARE: Shqipëria liron Tramezzanin

4

Paolo Tramezzani, nuk do të jetë më zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare.

Federata Shqiptare e futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën e zëvendës trajnerit të Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani.

FSHF e ka falënderuar për punën që ka bërë këto vite dhe  dëshiron sukses në të ardhmen.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka zgjidhur sot kontratën me Paolo Tramezzanin, zëvendës trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe drejtor teknik i kombëtareve të moshave. Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon Tramezzanin për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar dhe kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Njëkohësisht, Federata i uron atij suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FSHF’së.

Kujtojmë se Tramezzani tashmë ka nënshkruar kontratë dy vjet e gjysmë me skuadrën zvicerane, Lugano.