Zyrtarizohet rikthimi i McGregor, mësohet kundërshtari i ardhshëm

28

Është zyrtarizuar rikthimi i Conor McGregor në sportin e arteve marciale UFC. Irlandezi do të ndeshet kundër kampionit të përkohshëm peshave të lehta në UFC, Tony Ferguson.

McGregor nuk ka luftuar në tetëkëndëshin e UFC-së që prej meçit të boksit kundër Floyd Mayweather, në gushtin e këtij viti.

Por rikthimi i tij në UFC është zyrtarizuar sot nga Presidenti i UFC-së, Dana White, i cili tha se një përplasje mes McGregor dhe Ferguson “do të ndodhë”.

Në një konferencë për shtyp, një gazetar e pyeti Dana White nëse Ferguson ka potencial të mjaftueshëm për t’u ndeshur me McGregor.

“Toni është kampion i përkohshëm dhe Conori është kampion”, tha White. “Është lufta që ka kuptim më së shumti dhe është lufta që duhet të ndodhë”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.